Ora policore në njëfarë mënyre është modifikuar dhe tani nuk ka nevojë që të sillen masa plotësuese nga ato që tani janë si aktivitet në terren, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke shtuar se megjithatë do t’i ndjekin të dhënat e përditshme dhe analizojnë të dhënat nga analizat epidemiologjike.
“Vlerësoj se nuk ka nevojë për ndryshim të strategjisë për përballje me pandeminë me KOVID-19, ajo është e mirë, ajo po përmirësohet në bazë të karakteristikave, të numrit të njerëzve, të vatrave, pozitës gjeografike të vendit e kështu me radhë. Si dhe shpërndarja dhe kontakti mes vatrave. Në atë kuptim ka disa masa të përgjithshme, por ka edhe disa masa specifike. Shembull në Shtip ishin mbyllur konfeksionet për shkak të asaj se prej këtu kishin prejardhjen (të sëmurët) dhe transporti ishte problematik. Për vatrat të cilat vijnë nga tubimet familjare dhe mosrespektimi i masave, edhe ashtu po veprohet, po identifikohen ato kontakte në kuadër të vatrave dhe kontakteve mes vatrave, për çka të dhëna nxjerrim nga pyetësorët epidemiologjikë”, deklaroi ministri Filipçe.
Njëherësh ai shtoi se nuk duhet të ketë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht theksoi se kontrolli më intensiv i bartjes së maskave dhe parandalimit të grupimit, veçanërisht në orët e mbrëmjes, do të japë rezultate.