Shkruan: Fatmire Isaku – nënkryetare e PDSH-së
Plagjiatura, kopje e keqe e origjinalit!
Në mungesë të ideve njerëzit shpeshherë i futen plagjiatit. Si duket kjo është bërë trend edhe në mesin e disa politikanëve që nuk kanë çfarë ti ofrojnë popullit. Ditëve të fundit jemi dëshmitar të një fenomeni të kopjimit në politikë. Kjo vjen si pasojë e mospasjes së ideve të reja që mund t’i ofrojnë politikanët popullit.
PDSH-ja është dëshmuar si një parti politike mirë e organizuar e cila di të kërkojë atë që i duhet popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Pozita e BDI-së në këto zgjedhje parlamentare cënohet vetëm nga PDSH-ja. Si e tillë, ajo është në huti dhe nuk mund të prodhojë as ide e as platformë politike për zgjedhjet parlamentare. Në fillim BDI-ja e kopjoi slloganin me të cilin PDSH-ja doli në kampanjën e 2016 “Hajdeni me ne”, ndërsa tani po na del me idenë se paska ardhur koha që të kemi kryeministër shqiptar.
Njëherë e përgjithmonë, duhet ta pranoni se PDSH-ja është shkollë politike e ideve fisnike dhe përparimtare për avancimin e popullin shqiptarë në Maqedonin e Veriut. Me që doni të kopjoni, po ua shkruaj edhe disa kërkesa që ka kjo shtëpi e madhe e quajtur Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri z. Menduh Thaçi për të cilat do të keni nevojë t’i kopjoni:
• Zëvëndëskryeministër me të drejtë vetoje
• avancimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni
• buxheti proporcional
• demokracinë konsensuale
• të eliminohet sistemi i margjinalizimit të shqiptarëve.
Për fund votoni PDSH-në për ta kthyer shpresën e shqiptarëve, votoni PDSH-në për t’i dhënë fund kequdhëheqjes 20 vjeçare të BDI.