Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec dhe Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska janë në izolim shtëpiak për shkak se kanë pasur kontakt me nënkryetarin e LSDM Muhamed Zekiri.
Mançevski dhe Zabërçanec në profilet e tyre në Fejsbuk informuan se me rekomandim të epidemiologëve do të jenë në vetizolim. Edhe Carovska ka shkruar në profilin e saj në Fejsbuk, se tashmë ka bërë test që është negativ dhe se deri më tani nuk ka simptoma, por që sipas anketës epidemiologjike, “ajo detyrimisht do të mbetet në vetizolim deri më 9 qershor”.