Ministri i punëve të jashtme të Maqedoni së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka shkruar një postim në tuiter, ku në gjuhën shqipe, falemenderon homologun e tij shqiptar, Genc Cakaj, për ndihmën gjatë rikthimit në vend të 53 shtetasve tanë që vinin nga Arabia Saudite.
Falenderim për mikun tim 🇦🇱@CakajGent dhe kolegët në @AlbanianDiplo për asistencën rreth riatdhesimit të 53 shtetasve të 🇲🇰 , shumica prej tyre studentë, të cilët sot nga Tirana mbërritën në shtëpitë e tyre në 🇲🇰 nga Arabia Saudite.
— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) May 30, 2020