Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dërgoi urime me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve sllovenë, Shën Cirili dhe Metodi.
“Më lejoni që t’ua uroj 24 Majin, Ditën e vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. Ditë e përkushtuar për apostullët sllovenë, mbrojtësit e Evropës, të cilët na lanë alfabet, libra…”, thuhet në urimin e presidentit.
Nga vet fillimi, shton ai, si shtet u përcaktuam të shikojmë drejt së ardhmes, duke besuar në vlerat demokratike dhe duke punuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë.
“Festat gjatë muajve të fundit i kemi shënuar pak më ndryshe se vitet e kaluara, të ballafaquar me sfidën dhe rrezikun nga koronavirusi. Festat le të jenë inspirim dhe motivim shtesë që të mbetemi të disiplinuar, të kujdesshëm dhe të bashkuar që ta fitojmë pandeminë. Ju dëshiroj ta kaloni festën në qetësi dhe gëzim. Urime 24 Maji, Ditën e Cirilit dhe Metodit”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.