Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ua uron të gjithë qytetarëve festën shtetërore 24 majin “Shën Cirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve mbarë sllovenë.
Me festën e sotme, Dita e iluministëve mbarësllovenë, potencoi Spasovski, shënojmë një proces shumë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Evropa dhe bota, i realizuar përmes misioneve të tyre mes popujve sllovenë në shekullin e nëntë.
“Themeli i këtij procesi është krijimi i alfabetit të parë – glagolitik, nga i cili më vonë ndjekësit e tyre, para së gjithash, Shën Klimenti i Ohrit, do ta krijojë ciriliken si bazë për standardizimin e gjuhës dhe letrës maqedonase. Vëllezërit Cirili dhe Metodi mundësuan që Bibla të jetë e qasshme për të gjithë sllovenët dhe gjuha e vjetër sllovene të vendoset në shërbimet kishtare. Njëkohësisht, ata dhe nxënësit e tyre, do të fillojnë edhe aktivitet më të gjerë kulturor përmes shkrim leximit të popullatës, përkthim të librave dhe formim të shkollave letrare, nga të cilat më vonë do të dalë edhe Shkolla e Shën Klimentit të Ohrit”, thotë në urim kryeministri Spasovski.