Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 1 viktimë nga COVID-19 dhe 20 raste të reja me koronavirus.
Viktima e regjistruar në Shkup është një 63- vjeçar i cili prej ditësh ishte në spital. Ndërkohë numri i infektimeve vijon të mbetet thuajse i njëjtë teksa shumica e rasteve vijnë pikërisht nga kryeqyteti.
16 raste janë shënuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep. Gjithashtu Instituti për Shëndet Publik bën me dije se 24 pacientë me koronavirus janë shëruar.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut numëron thuajse 2 mijë të infektuar me COVID-19 në total nga të cilët 113 kanë humbur jetën kurse 1 mijë e 411 janë shëruar.