Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Qeverisë në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, transmeton Klan Kosova.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se gjatë bisedës së Kurtit dhe Spasovskit theks i veçantë iu dha situatës me COVID-19 në vendet respektive dhe masave që Qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit korona.
“Ata gjithashtu folën për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta rajonale”.
“Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Spasovski u pajtuan që të vazhdojnë dhe mirëmbajnë komunikimin institucional ashtu sikurse edhe bashkëpunimin ndërshtetëror”, thuhet në njofim.