Pakoja e tretë ekonomike e Qeverisë parasheh edhe një sërë masash për mbështetje në bujqësi dhe blektori.
“Arrijmë deri te shtylla e tretë që parasheh mbështetje të drejtëpërdrejtë për bujqit për të ardhura të reja nga toka e pjellore maqedonase. Me pakon e re në bujqësi investojmë 76.1 miljon euro. Masa e parë në këtë pjesë është mbështetje në sektorin agrar prej 5 miljon euro përmes Bankës zhvillimore. Me 5 miljon euro i mbështesim kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme që kryejnë prodhim primar, përpunim dhe eksport të produkteve primare dhe të përpunuara bujqësore. Pason kartela pagesore për subvencionim prej 50% të naftës së gjelbërt për bujqit. Pas subvencionimit vitin e kaluar prej 30% me këtë mase e rrisim subvencimin e shpenzimit të naftës së gjelbërt në 50%. Kjo masë do të përfshijë 50 mijë bujq ndërsa vlera është 4.6 miljon euro”, tha Spasovski.
Kryeministri teknik tha se mundësojmë parteritete privato publike në vreshtari dhe sektorin e duhanit, me mbështetje të modernizimit dhe vendosjes në funksion të kapaciteteve për prodhim të rushit dhe duhanit me qëllim zhvillim edhe më të madh të mëtejshëm të vreshtarisë së duhanit si degë të bujqësisë që gjithnjë e më shumë eksportojnë.
“Vendosim huazim afatgjatë të kullotav. Përmes kësaj mase mundësojmë huazim të kullotave në afat gjatë, me çka blektorët do të kenë në dispozicion rreth 500 mijë hektarë kullota për kullotjen e bagëtisë. Do të ofrojmë huazim të tokës bujqësore për konkurencë më të madhe të bujqësisë maqedonase. Kjo masë mundëson vendosje në funksion të gjithë tokës bujqësore si dhe inkurajim të prodhimit bujqësor vendor, por edhe investime të reja në sektorin e bujqësisë. Nga kjo masë presim të ardhura në vlerë prej 250 miljon euro në tre vitet e ardhëshme dhe konkurencë më të madhe në bujqësinë maqedonase. Vendosim programë për financim të mikro kompanive bujqësore. Me 3 miljon euro do të mundësojmë financim për start ap verari dhe ferma familjare që do të kenë në dispozicion grande në vlerë deri 10 miljon euro për pajisje për përpunim por edhe për marketing të produkteve bimore, të qumshtit dhe të mishit”, deklaroi kryeministri Spasovski.
Pakoja parasheh edhe masa për modernizim të bujqësisë, përmes kredisë nga Banka botërore prej 50 miljon euro, do të mundësojmë modernizim të bujqësisë, me qëllim rritjen e konkurencës dhe fitimit./drejt.mk/
A.Z.