Paoja e tretë ekonomike e Qeverisë përmban kredi pa kamatë për kompanitë që përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 31 miljon euro, do të jenë për mbështetje të grave, të rinjëve dhe digjitalizim të biznesit.
“Kjo linjë kreditore pa kamatë do të jetë e kapshme për të gjitha kompanitë dhe mikro dhe të vogla dhe e njëjta do të ofrojë edhe 30% grant mjete të pakthyeshme për ata kompani që janë të themeluara ose drejtuara nga gra, ose punësojën të rinj, janë të orientuar në eksport ose instalojnë novacion dhe digjitalizim në punën e tyre. Garancion shtetëror për kredi komerciale për mbështetje të kompanive start ap, të vogla dhe mikro. Shteti vendos në dispozicion mjete financiare prej 125 miljon euro për kompani eksporti për mbështetje dhe ndërmarje të një pjese të kredisë komerciale”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.
Ai njoftoi se parashihet edhe garancion për sigurimin e borxhit të doganës, për eksport më të lehtë dhe qasje më të lehtë të lëndës së parë për kompanitë vendore, njofton drejt.mk. Me garancionin për sigurimin e borxhit doganor e mbështesim eksportin dhe lehtësojmë qasjen te lëndët e para për kompanitë maqedonase në vlerë prej rreth 25 miljon euro përmes Bankës zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“25 miljon euro të reja për sektorin privat, për tregje të reja, konkurencë dhe modernizim. Në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare me 25 miljon euro përmes programës për forcimin e konkurencës në industri, ju ndihmojmë kompanive të sigurojnë tregje të reja rritje të konkurencës si dhe modernizim të proceseve”, tha Spasovski./drejt.mk
Arben Zeqiri