Qeveria do të financojë krijimin e një platforme digjitale për promovimin e prodhimeve vendore nga industria e tekstilit,njoftoi sot kryeministri Oliver Spasovski, gjatë prezentimit të pakos së tretë të masave ekonomike.
“Platformë digjitale për tregje të reja për kompanitë e tekstilit. Me mbështetje financiare prej 1 miljon euro do tu ndihmojmë këtyre industrive të krijojnë platformë në të cilën do të mund ti plasojnë prodhimet e tyre në tregje të reja. Mbështetje për zhvillim të produkteve dhe shërbimeve start ap vendore përmes Fiter”, tha Spasovski.
Në pako parashihen edhe 1.6 miljon euro e reja për zhvillim të shërbimeve dhe produkteve inovative si dhe transformim të fshatit turistik maqedonas në Nerez, në fshatin maqedonas start up, me çka direkt do të stimulohen biznese të reja vetanake.
“Kofinancim të ngjarjeve dhe konferencave me 50% mbvështetje financiare nga shteti më së shumti der në 30 mijë denarë. Me ndihmë financiare prej 245 mijë euro do tu ndihmojmë kompanive përmes subvencionimit të 50% nga shpenzimet për organizim të ngjarjeve, trajnimeve dhe konferencave në vlerë maksimale prej 30 mijë denarë, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski./drejt.mk/
A.Z.