Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në fejsbuk publikoi se në tërësi është realizuar linja e parë kreditore pa interes Kovid 1, në korniza të së cilës janë miratuar 738 kërkesa kredie për kompanitë me gjithsej 6.524 të punësuar.
“I madh është interesi edhe për linjën kreditore pa interes Kovid 2, për të cilën aplikimi ka përfunduar më 13 maj, deri kur në Bankën për Zhvillim arritën 4.340 aplikime”, thotë Zaev.
Ai potencon se këshilli ekonomik i LSDM-së e finalizon edhe grupin e tretë të masave për mbështetje të drejtpërdrejt për qytetarët dhe amvisëritë përmes përforcimit të konsumit publik dhe privat.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja përmes të tre grupeve të masave i lehtëson pasojat e krizës së shkaktuar nga pande(MEDIAL)me koronavirusin”, shton Zaev në publikimin në Fjebuk.