Zv. kryeministra Carovska thotë se pakoja e tretë e masave më shumë është spekuluar se sa paralajmëruar. Ajo thotë se Qeveria diskuton, po ende asgjë nuk është precizuar para përcaktimit te pakos se trete te masave, matet pulsi i qytetarëve. Të gjitha masat sipas saj po zbatohen në kohë, duke hedhur poshtë akuzat se të njëjtat bëhen me vonesë. Sipas saj kritikat e opozitës, se disa masa s kanë të bëjnë me pandeminë, ajo thotë se aspak nuk dakordohet, duke shtuar se së pari duhet të luajnë rolin e tyre si opozitë para se të merren me politikë ditore.