Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhei vlerëson se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor me marrëdhënie të përforcuara dalin nga kriza Kovid-19.
Duke folur për mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Kovid-19, Varhei theksoi se ofrimi i mbështetjes nuk është garë, por veprim domethënës dhe i dobishëm.
“Duke dalë nga kriza, marrëdhëniet tona me rajonin përforcohen dhe partnerët ndjehen më të lidhur me BE-në”, ka shkruar komisari në profilin e tij në Tuiter.
Pas samitit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Komisionari për Zgjerim theksoi se deklarata përfundimtare e samitit konfirmoi që mbështetja dhe bashkëpunimi i BE-së me rajonin “larg e tejkalon atë që partnerët e tjerë mund të sigurojnë”.
“Kjo është fjalia e mbështetur nga të gjithë liderët e BE27, por edhe nga liderët e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.