Në fillim të javës së ardhshme do të ketë edhe një takim të liderëve te presidenti Stevo Pendarovski, për këtë u morën vesh në takimin e sotëm te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Marrëveshje për datë të re për zgjedhjet parlamentare në këtë takim nuk kishte, bënë të ditur disa liderë të cilët morën pjesë në takim.
U morën vesh që të kërkohen informacione plotësuese për mundësinë për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni për Sëmundje Infektive, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), si dhe informacion se a do të mund të vijnë dhe kur në vendin tonë përfaqësuesit e OSBE/ODIHR.
Në takim morën pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, i BDI-së Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i Alternativës Afrim Gashi, i Lëvizjes Besa Bilall Kasami si dhe përfaqësues të PDSH-së. Në takim ishin edhe kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.