Mbetet që javën e ardhshme të kemi edhe një takim, që të merren informatat e nevojshme nga institucionet kompetente dhe sërish të takohemi dhe të vendosim për datën e ardhshme për zgjedhje.
Këtë e theksoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, për arritjen e marrëveshjes për datë të re për zgjedhjet parlamentare.
“Jemi në gjendje të luftës me një armik të padukshëm, në gjendje të luftës fjalën e kanë gjeneralët, e në këtë rast gjeneralë janë mjekët dhe epidemiologët të cilët bëjnë analiza dhe japin rekomandime dhe për të cilët apeloj që të gjithë qytetarët t’i respektojnë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, që ta fitojmë këtë luftë globale”, tha Ahmeti.