Trendi i rasteve të reja me Kovid-19, numri i të cilëve dje arriti 20, ndërsa pardje në 36, do të shqyrtohet sot në takimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, pas të cilës do të jepen rekomandime të reja deri te Qeveria për veprim të mëtutjeshëm lidhur me masat e vendosura për mbrojtje nga përhapja e koronavierusit dhe sipas kësaj, do të dihet nëse do të ketë lehtësim të tyre.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, deri tani arrin 1.642, numri i pacientëve të shëruar është 1.136, i të vdekurve 91, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive arrin 415.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme t’i zbatojnë masat, ta respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë distancë prej të paktën dy metra dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse për fytyrë në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se siç përcaktohet.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se nga rezultatet e testimeve, se a do të ketë numër më të vogël ose më të madh të të diagnostikuarve të rinj me virusin korona, do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë.. Ato rezultate do të analizohen në takimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit Qendror të Qeverisë, pas çka do të dihet se si saktë do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen të parat.
I pyetur për lehtësimin e masave për sportistët, Filipçe theksoi se po mendohet të lejohen sportet individuale, por potencoi se si e tërë kjo do të zhvillohet më tutje, do të dihet pas mbledhjeve.
Koordinatori kryesor i shtabeve së krizave komunale dhe zëvendëskryeministri, Bujar Osmani gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se me udhëheqësinë e Bashkësisë Fetare Islame kanë biseduar për zbatimin e masave për mbrojtjen e besimtarëve pas vendimit për hapjen e xhamive për lutje nga 12 maji.