Vendimi për hapjen e kufijve varet kryesisht nga dy faktorë – së pari ajo që po ndodh në shtëpi, pardje patëm 33 të infektuar të rinj, dje pati një rënie. Kështu që shumë do të varen nga ajo që ndodh në shtëpi dhe do të ndikojë në vendimin tonë për të hapur kufijtë, përcjell GazetaExpress.
Së dyti, në momentin kur hapen kufijtë, hyjmë në një fazë në të cilën deri më tani janë mbyllur të gjitha masat, hyjmë në një fazë të re, sepse kemi një fluks të vazhdueshëm, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai informon se para dy ditëve kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm grek Dendias, ku fokusi u vendos kryesisht në planet, parashikimet, bashkëpunimin rajonal për hapjen e kufijve dhe masat lehtësuese, dhe se ai planifikon të zhvillojë një seri bisedash telefonike me kolegët e tjerë në rajon javën e ardhshme.
“Të gjithë mund të mblidhemi në një konferencë, sepse ai hap – hapja e kufijve duhet të koordinohet në mënyrë që të ketë forcë. Ndjenja ime është që të gjithë po planifikojnë, por ata kanë ndonjë hezitim për periudhën e saktë, kur është data e saktë”, tha Dimitrov.