Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme i ka përkujtuar BFI-së se vendimi për ndalim të mbledhjes së më shumë se dy personave është ende në fuqi.
“Në mëngjes bisedova edhe me reisin e BFI-së dhe numrin një të KOM-it dhe kërkova që absolutisht t’u përmbahen masave në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të mos organizohen mbledhje të besimtarëve. Pas informatës që sot e publikoi BFI me çka informoi se me 12 maj hapen xhamitë, dua të përsëris se akoma është në fuqi, ndalesa për grupim të më shumë se dy persona. U bëj apel bashkësive fetare dhe të gjithë të tjerëve që të pengojnë, çfarëdolloj grupimi të mbështetësve të tyre, derisa këto masa janë në fuqi. Besoni se çdo sjellje e papërgjegjshme e individëve dhe grupeve mund të na kthejë në fillim të krizës dhe do ta thellojë atë”, ka deklaruar Filipçe.