Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipç sot tha se “në mbledhjen e nesërme të Komisioni për Sëmundje Infektive do të përfshihet edhe Shtabi i Krizës, ku do të vendoset për orën policore gjatë fundjavës”.
Ai tha se zbutjen e masave restriktive, hapjen e kafeneve, restoranteve dhe bizneseve do të vendoset të shtunën, njofton Telegrafi Maqedoni.
Jozyrtarisht pritet që kafenetë dhe restorantet të punojnë deri në ora 18:00 ndërsa maskat do të jenë të obligueshme për hapësirat e mbyllura dhe hapësirat e hapura ku nuk mund të mbahet largësia trupore.