Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot dërgoi urim me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave në të cilën thekson se informatat e besueshme dhe rrjedha e tyre e lirë janë thelbësore në përballjen, kuptimin dhe tejkalimin e krizës me pandeminë.
Apelojnë që është e domosdoshme të bëhen përpjekje maksimale për sigurimin e mbrojtjes së punonjësve mediatik gjatë kryerjes së detyrave profesionale.
Këtë vit, siç potencojnë, dita botërore e mediave shënohet nën moton “Gazetari pa frikë dhe prirje” me ç’rast theks është vendosur në atë që mediat e pavarura , të liruara nga të gjitha llojet e shtypjeve, luajnë rol të rëndësishëm në sjelljen e vendimeve të informuara dhe në sigurimin e transparencës dhe përgjegjësisë së institucioneve.