“Ndalesa e lëvizjes në të gjithë territorin e shtetit do të fillojë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 në mëngjes të ditës së ardhshme. Për personat mbi 67 vjet, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet lëvizja nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 11:00. Të gjithë fëmijët dhe rinia deri në moshën 18 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të mund të dalin nga ora 12:00 deri në orën 14:00”, informon sot Qeveria.
Prej atje potencojnë se mbesin në fuqi të gjitha masat tjera për mbrojtje nga KOVID-19 të sjellura nga Qeveria, si dhe mbajtja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse në gojë dhe hundë, në të gjitha obbjektet publike, si institucionet shtetërore, marketet, dyqanet, bankat, postat, transporti publik, institucionet shëndetësore dhe ngjashëm.
“Mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në hapësira të hapura, gjithmonë kur nuk mund të mbahet distanca minimale prej dy metra mes qytetarëve. Pajisja mbrojtëse nuk është e obligueshme për qytetarët të cilët qëndrojnë në oborrin e shtëpisë, ngasin biçikletë ose bëjnë sport në vend të hapur, nëse udhëtojnë me automjet me persona me të cilët jetojnë së bashku, si dhe nëse gjenden në vend të hapur ku mund të mbajnë distancë prej dy metra”; potencon Qeveria.
Mosrespektimi i Dekretit për mbajtje të pajisjes mbrojtëse, siç informon Qeveria prej sot do të dënohet. Janë parashikuar dënime në vlerë prej 20 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizik, ndërsa për kompanitë ku nuk respektohen masat për mbajtje të pajisjes mbrojtëse për të punësuarit dhe vizitorët, është parashikuar dënim prej 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.
Potencojnë se në fuqi është edhe ndalesa për grupim të më shumë se dy personave në vende publike, me ç’rast në grup prej dy personave nuk numërohen fëmijët nën moshën 14 vjeçare të atyre personave, por ky përjashtim vlen vetëm për terminet ku është e lejuar lëvizja e personave të rinj, jashtë orës policore.