Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në të cilën thuhet se puna duhet të vlerësohet dhe se goditja e rëndë ndaj ekonomisë e shkaktuar nga pandemia është edhe një arsye më shumë të punohet për respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve.
“Dita e Punës, 1 Maji, këtë vit është nën barrën e pandemisë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në korniza globale. Por në të njëjtën kohë, kjo ditë na përkujton se edhe më shumë duhet të vlerësojmë punën e të gjithë atyre që kontribuojnë në shoqërinë tonë. Punonjësit shëndetësorë janë në detyrë ditë e natë, ashtu si pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë. Gazetarët dhe punonjësit e mediave, të punësuarit në veprimtaritë e shitjes dhe shërbimit, punonjësit komunalë janë angazhuar çdo ditë jashtë shtëpive të tyre. Për shumë njerëz, proceset e punës për herë të parë po organizohen në mënyrë tjetër”, thotë Pendarovski.