Të mërkurën, për herë të parë Këshilli i Komunës së Tetovës mbajti seancën e tijë në formën Online.
Ishte kjo seanca e 30-të me rradhë ku në rend dite ishin 3 pika :
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Propozim-vendim për miratim të auditimit urbanistik për Komunën e Tetovës
3. Raport mbi situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 në Komunën e Tetovës.
“Falemenderoj të gjithë kordinatorët, këshilltarët, Kryetaren e Komunës, dhe administratën të cilët u kujdesën që gjithçka të shkojë sipas planit të paraparë me rregullore”, ka shkruar kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Bekim Memeti pas mbajtjes së mbledhjes.