Ministria e Shëndetësisë ka informuar për 126 pacientë që janë shëruar plotësisht nga Covid-19 duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarave në plot 500 persona. Ndërkohë, në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe atë në: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .
Dy persona kanë ndërruar jetën në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje që gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë.