Qeveria ka lëshuar linjën e dytë të kredive pa kamatë për kompanitë e prekura nga kriza me korona virusin. Ministrja e financave, Nina Angellovska, tha se nga e mërkura në mesnatë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme do të jenë në dispozicion 8 milion euro, ndërsa për dallim nga linja e parë kreditore, kësaj rradhe do të mund të aplikojnë kompanitë nga të gjithë sektorët.
“Nga e mërkura 29 prill, kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nga të gjitha sferat, të prekura nga kriza kovid19 do të mund të aplikojnë për linjën e dytë të kredive pa kamatë në shumë prej 8 miljon euro. Kjo do të jetë një injekcion dhe ndihmë e rëndësishme likuideti, veçanërisht për kompanitë e vogla dhe mikro. Linja Kovid2 ofron shumë më të madhe të përgjithshme nga linja Kovid1 por edhe shumë më të madhe të kredive individiuale dhe ajo që është me rëndësi është se përfshin të gjithë sektorët e prekur nga kriza dhe ka kushte të lehtësuara dhe mënyrë të lehtësuar për aplikim. Mjetet nga këto kredi janë siguruar përmes fondeve kompenzacioni nga Japonia”, deklaroi Nina Angellovska, ministre e financave.
Drejtori i Bankës për zhvillim, Kire Naumov sqaroi se shuma e kredisë për të cilën do të mund të aplikohet shkon sipas formulës 14.500 denarë, shumëzohet me tre muaj dhe me numrin e të punësuarve. Por edhe kompanitë me më pak se 5 të punësuar do të mund të marin kredinë minimale prej 3000 euro.