Byroja për siguri publike nëpërmjet Repartit për polici kriminalistike në kuadër të masave kundër
Krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me drogë, në aksion të koordinuar me Prokurorinë e Kavadarit, për momentin është duke zbatuar një aksion policor në qytetin e Shkupit, me ç’rast në qytetin e Shkupit, në një depo në lagjen Butel, janë gjetur dhe konfiskuar 12 paletë në të cilën ka një tonë e 240 kilogram (1240 kg) drogë mariuhanë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski.
Si pasojë është privuar nga liria një person kundër të cilit nesër do të ngritet kallëzim penal./drejt.mk/