Për 24 orë ne vendin tonë janë shtuar edhe 37 raste të reja me koronavirus. Me qytete: 8 në Shkup, 9 në Kumanovë, 5 në Prilep, 3 në Tetovë, 3 në Veles, 8 në Ohër dhe 1 në Koçan. Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistron 15 pacient të shëruar, 6 nga mjekimi në spital dhe 9 në mjekim shtëpiak.
Ata njoftojnë se kanë 2 pacientë ndërruar jetë, pozitiv me koronavirus. Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një person nga Shkupi i moshës 66 vjeçare dhe në spitalin “8 shtatori” një pacient nga Shtipi i moshës 83 vjeçare, që të dy me komorvifitete.
Për një ditë janë bërë 324 teste. Përmes institutit për Shëndet Publik janë bërë 222 teste, Avicena 3, Biotek 27, Filipi i Dytë 17, dhe tek Sistina 45 teste. Deri tani në vendin tonë janë bërë gjithësej 11870 teste për Covid-19.