Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka njoftuar se Qeveria tanimë ka filluar të mendojë për përpilimin e një plani për zbutjen e masave restrictive të vendosura me qëllim parandalimin e shpërndarjes së korona virusit. Zbutja e masave siç thotë ai duhet të fillojë pas 1 majit dhe të realizohet në disa etapa.
“Tanimë duhet të mendojmë, përgaditet plan serioz që pas festës së 1 majit në bazë të gjitha analizave se si dhe në çfarë mënyrë ti lehtësojmë disa nga masat për kthimin e jetës në normalitet. Kjo nuk nënkuptoj se jeta do të normalizohet në tërësi, por se do të zvoglohen masa të caktuara restrictive, do të vendosen disa orientime të caktuara se sit ë sillemi në periudhën në vijim. Ai plan nënkupton që të gjithë të përshtatemi me gjendjen në të cilën ndodhemi dhe ngadalë e sigurtë dhe me dozë të konstatimit se të gjitha masat japin rrezultare, të vazhdojmë me jetën.”, deklaroi Oliver Spasovski