Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikës së MPB-së, u evidentua se në nivel të tërë shtetit, 77 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 46 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa adekuate.
Siç kumtoi MPB-ja, 219 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 84 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë, janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast nuk janë evidentuar persona, të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.