Edhe pse është dashur të filloj në orën 12.00, takimin i Këshillit të sigurisë tek presidenti, nisja e takimit u vonua për shkak se nuk dihej nëse do të vijnë kryeministri teknik Oliver Spasovski, zv/kryeministri Bujar Osmani dhe ministri Venko Filipçe.
Sipas lajmit të fundit që të tre funksionarët e kanë anuluar prezencën.
Tre funksionarët dje ishin në takim me kryetarin e komunës Dimitrievski, edhe pse ishin me maska mbrojtëse.
Në kabinetin pritej se çfarë do të vendosin dhe a do të vijnë pas këtij informacioni.
Nga kabineti i presidentit njoftuan se nuk ka pasur mundësi që takimi të zëvendësohet me mbledhje me video konferencë.