FMN ka hapur alarmin se ky vit do të shkaktojë recesionin më të madh ekonomik që prej më pak se një shekulli.
Madje FMN nuk ngurron ta krahasojë tashmë krizën e COVID-19 me Depresionin e Madh të vitit të largët 1930 që preku ndjeshëm edhe SHBA-në.
Kjo është një krizë jo si të tjerat dhe tashmë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar qeveritë dhe bankat janë në një test të vështirë përballë një recesioni.
Nga ana tjetër parashikimi monetar nga kryekonomisti i FMN, Gita Gopinath është që bota të pësojë një humbje prej 9 trilion dollarë të GDP-së së saj për 2 vitet e ardhshme.