Të gjithë qytetarët prej sot në celularët e tyre mund ta marrin aplikacionin “Stop korona” – i dedikuar për zbulimin e kontaktit të afërt me persona potencialisht të infektuar dhe me këtë të ndihmojnë në luftën me virusin dhe parandalim më të shpejtë të zinxhirit të përhapjes.
Që ta arrijë qëllimin e tij aplikacioni është e nevojshme që në mënyrë masivet të përdoret dhe merret nga të gjithë qytetarët.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, theksoi se aplikacioni garanton mbrojtje të plotë të privatësisë, nuk i ndjek kontaktet dhe nuk përdor, lokacion, as emër e mbiemër të atyre që e shfrytëzojnë, ndërsa e dhëna e vetme të cilën e kërkon është numri i telefonit i shfrytëzuesit.
“Bëj thirrje deri te të gjithë qytetarët që sa më shumë ta marrin këtë aplikacion. Me ndihmën e aplikacionit të gjithë japim kontributin personal në luftën kolektive me këtë rrezik tonin të përbashkët. Me aplikacionin iu ndihmojmë edhe punonjësve shëndetësorë të cilët çdo ditë janë në vijën e parë të luftës”, deklaroi Mançevski.
Aplikacioni funksionon në parimin e shifrave anonime, kështu që, jep përgjigje të shpejtë punonjësve shëndetësorë me cilët persona ishte i infektuari në kontakt në 14 ditët e fundit, ndihmon që të informohen personat potencialisht të infektuar që t’iu jepen udhëzime për vetizolim, testim ose mjekim dhe ndihmon për mos ngarkesën e punonjësve shëndetësorë sa i përket anketimit të kontakteve me të sëmurët.
“Shfrytëzuesi nevojitet që vullnetarisht ta vendosë numrin e tij mobil që ta aktivizojë aplikacionin. Kjo e dhënë evidentohet në server të sigurt të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asnjë shfrytëzues tjetër nuk ka qasje deri te numrat e telefonit ose diku ruhet e dhënë për pronarin e numrit”, deklaroi Mançevski.
Për një ditë aplikacionin pa paralajmërim zyrtar, tashmë e kanë aktivizuar 5.000 shfrytëzues.
Aplikacioni “Stop korona” është donacion nga kompania “Neksens”.