Në periudhën prej ora 07.00 më datë 7-prill deri më ora 07.00 të datës 08-prill 2020, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, asnjë person nuk e ka shkelur vendimin e qeverisë për përkufizimin e lëvizjeve.
“Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut është 428 persona (TE-208 dhe GV-220), kurse me deklaratë të nëshkuar për vetë-izolim gjenden 20 persona (TE-12 dhe GV-8), njoftoi SPB Tetovë.
Krahas këtyre, janë të ragjistruar edhe 207 persona (TE-160 dhe GV-47) me vendim për kontroll dhe mbikqyrje nga Inspektorati shtetrorë sanitar. Gjatë kontrolleve ndaj personave me vendim dhe me deklarata për vetë-izolim, nuk janë regjistruar shkelje apo mosrespektim të rregullave dhe nuk janë përgaditur parashtresa të këtij lloji.