Infermieret dhe obstetret kanë rol të rëndësishëm në mbajtjen e shëndetit të popullatës në botë, qëndron në porosinë e Organizatës botërore të shëndetësisë, me rastin e 7 Prillit, Ditës botërore të shëndetit, motoja e së cilës këtë vit është “Përkrahje e infermiereve dhe obstetreve”.
“Infermieret dhe punëtorët tjerë shëndetësorë janë në radhët e para në ballafaqimin me koronavirusin dhe në sigurimin e trajtimit dhe kujdesit për pacientët. Dita botërore e shëndetit do ta theksojë statusin e tanishëm të infermiereve nëpër tërë botën. OBSH-ja dhe partnerët e saj do të japin një pako rekomandimesh për përmirësimin e kushteve të tyre për punë”, thuhet në porosinë e OBSH-së.