Ministri i Punëve të Jashtme ka pranuar sot një donacion prej 100.000 maskave dhe 5.000 palë kostume mbrojtëse nga Hungaria, të cilat i solli personalisht ministri i punëve të jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto. Në konferencën e përbashkët për media, Dimitrov falemenderoi homologun e tij si për ndihmën e fundit për menaxhim të situatës me koronavirusin, ashtu edhe për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë vendin në procesin integrues.
“Bashkëpunimi i ngushtë dhe kordinimi në nivel rajonal edhe me BE-në do të jetë faktor kyç për ballafaqim me korona virusin. Dua gjithashtu të falënderoj Peter edhe për mbështetjen në aspiratën tonë tredekadëshe për anëtarësim në NATO. Para pak kohësh u pamë në një video konferencë në mbledhjen ministrore të Këshillit veriatlantik, ndërsa gjithashtu dua ta falemenderoj edhe për marjen përfundimtare të datës për të filluar bisedimet me BE-në, patëm një bisedë konkrete telefonike një ditë para mbledhjes në BE. Dua ta falemenderoj që edhe personalisht është këtu në një periudhë përplot sfida dhe në gjendje të jashtëzakonshme, mendoj se kjo vizitë flet më shumë sesa fjalët në kuptim të miqësisë dhe përkushtimit”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të jashtme
Shefi i diplomacisë Hungareze tha se pandemia që ka kapluar gjithë botën rrezikon të rëndojë edhe krizën me migrantët për çka theksoi se policia hungareze ka mbështetur Maqedoninë e Veriut me pjestare të saj në mbrojtjen e kufirit jugor. Ai theksoi se çdo dobësim i sistemit në Maqedoninë e Veriut mund të reflektohet edhe në Hungari, andaj si shume vendeve tjera fqinje, Hungaria ka vendosur ti ndohmojë edhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne hungarezët ndjekim politikë të përgjegjshme ndaj fqinjëve dhe në kuadër të kësaj gjithë fqinjëme, Sllovenisë, Kroacisë, Sërbisë ju dhuruam, ja tani po e bëjmë edhe me Maqedoninë e Veriut, sepse në këto shtete dobësohen në çdo aspekt, atëherë edhe kapacitetet e tyre për mbrojtje zvgolohen dhe nëse në atë aspekt ballafaqohen me një presion migracioni atëherë nuk do të mund të përballojnë atë presion. Ne kemi interes që ai presion të mbahet sa më larg prej nesh. Ne javën e kaluar faktikisht e blemë nga Kina një fabrikë për prodhim të këtyre pajisjeve që do të prodhojë maska mbrojtëse, makineria është instaluar dhe shumë shpejtë do të fillojë prodhimi dhe andaj arritëm që Maqedonisë së Veriut ti sjellim një ndihmë”, u shpreh Peter Sijarto, ministër i jashtëm i Hungarisë.