Frika ime më e madhe ishte dhe mbetet në ekonomi, veçanërisht ana e të ardhurave të buxhetit. Sigurisht, pa lënë mënjanë edhe shqetësimin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, që është absolutisht përparësia jonë më e madhe, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për portalin Faktor.
Presidenti ndër të tjera tha se pandemia është sfida më serioze me të cilën po përballet vendi, por edhe i gjithë bota, sepse pandemia që ka shpërthyer ka filluar të bëjë presion mbi ekonominë globale.
Presidenti theksoi se futja e mundshme e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim i tillë nga autoritetet kompetente, sipas të cilit, masat e marra deri më tani po japin rezultatet e duhura dhe po parandalojnë përparimin gjeometrik të virusit.