Niveli i ujit pothuajse në të gjitha lumenjtë e vendit është më i ulët nga mesatarja për prillin, por kanë rritje të vogël krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas matjeve të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), përjashtim janë lumenjtë Pçinja ku në vendin e matjes në Pelinc niveli i ujit është më i lartë për tetë centimetra nga mesatarja, Vardari në Demir Kapi me nivel më të lartë për katër centimetra nga mesatarja dhe në Strumicë afër Novo Sellës ku niveli i ujit është i njëjtë me mesataren për prillin.
Ulje, megjithatë të nivelit të ujit në krahasim me atë të djeshëm kanë lumenjtë Lepenc afër Shkupit, Pçinja afër Pelinces dhe Banjave të Katllanovës dhe në Strumicë afër Novo Sellës.
Niveli i liqeneve natyrore është i njëjtë si dje, por te liqeni i Prespës është më i ulët nga mesatarja e prillit, ndërsa niveli i liqenit të Dojranit është 2,82 metra më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj.