Mbrëmë vonë në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka ndërruar jetë një grua shtatzënë nga Ohri.
Pacientja ka qenë e moshës 37-vjeçare, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur foshnjën (fetusin).
“Për shkak të gjendjes febrile, mjekët fillimisht morën materiale testimi me Covid-19 dhe rezultatet pritet të dalin sot. Pas ndërhyrjes së duhur të mjekëve pacienti ishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe vdiq rreth orës 22:00. Dyshohet se shkaku i vdekjes së 37-vjeçares është tromembolia masive”, informojnë nga Klinika Gjinekologjike.
Bëhet fjalë për paciente me obezitet të lartë e cila 5 muajt e fundit nuk ka lëvizur fare, kurse sipas mjekëve në Ohër pacientja nuk i ka kryer me rregull kontrollet gjinekologjike.