Dje rreth orës 14 e 15 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 39-vjeçarin B.L. nga Tetova dhe 44-vjeçarin T.P. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer te ata është gjetur heroinë, një peshore digjitale, dhe një tuxbë alumini me mbetje të heroinës.
Dy personat në fjalë, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë adekuate.