Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkangjiten mbi një miliardë njerëzve, të cilët qëndrojnë së bashku për paqen dhe prosperitetin botëror dhe nuk ka fjalë që ta shprehim ndjenjën tonë të arritjes dhe gëzimit, thekson ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, në fjalimin e saj, i cili u lexua në ngritjen e flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në komandën e NATO-s për transformime në Norfolk, SHBA.
“Kjo arritje historike është rezultat i vendimeve të vështira dhe viteve përkushtim dhe reforma, të cilët do të ishin të pamundura pa përkrahjen e tërësishme të qytetarëve tanë. Ju faleminderit të gjithë juve, të cilët e keni përkrahur Maqedoninë e Veriut në këtë proces dhe nuk lejuat ta humbim besimin deri në epilogun e fundit”, tha Shekerinska në fjalimin përshëndetës.
Shekerinska, siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, tha se kjo gjeneratë arriti ta vendosë vendin tonë në hartën e vendeve demokratike dhe përparimtare, dhe se beteja për anëtarësim në Aleancë, e cila filloi para 27 viteve, i bashkoi të gjithë qytetarët.
Ministrja në fjalimin përshëndetës është shprehur se çdoherë do të qëndrojë pas vlerave universale së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut.