Me fluturime çarter nga Zagrebi dhe nga La Valeta në Maltë, sot fillon kthimi në vend i disa qytetarëve maqedonas që kishin mbetur jashtë vendit.
Sekretari shtetëror në MPJ, Zoran Popov dje informoi në thirrjen e MPJ-së, që zgjati deri më 22 mars në orën 18, për kthim të organizuar në vend ishin paraqitur gjithsej 5.250 qytetarë maqedonas. Prej tyre, 2.900 ishin deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë që të shkojnë në karantinë dhe ta paguajnë çmimin sa kushton bileta e aeroplanit.
Dy fluturimet e sotme çarter do të jenë me aeroplanë të kompanisë ajrore Vizer, e cila e fitoi tenderin përmes thirrjes publike të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa në të cilin kusht i vetëm ishte çmimi më i ulët i fluturimit.
“Çmimi varet nga kapaciteti i aeroplanit. Çmimi i marrë nga thirrja publike ndahet me numrin e udhëtarëve në aeroplan. Për Zagreb kemi Airbus me 230 ulëse, deri më tani ja paraqitur 226 qytetarë, ndërsa për La Valeta kemi 147, Airbus320 me 180 ulëse”, sqaroi Popov.
Pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të ndodhur janë në Evropë, por ka edhe në vendet tejoqeanike.
Të gjithë qytetarët që do të kthehen, pa përjashtim, do të shkojnë menjëherë në karantinë dhe për atë janë dakorduar.
Ky aksion, thonë nga MPJ-ja, ka të bëjë para së gjithash për qytetarët tanë që mbetën jashtë vendit, ndërsa jo edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë qëndrim të rregulluar.