Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk ka shënuar se liderët evropianë dje në mbrëmje e konfirmuan vendimin e ministrave për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.
“Jemi të kënaqur për shkak të konfirmimit të vendimit për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, me çka është realizuar një prej prioriteteve të kryesimit kroat. Kjo tregon se BE-ja mbetet e orientuar ndaj prioriteteve të veta edhe në rrethana të vështira”, ka shënuar kryeministri kroat Plenkoviq në tuiter.
“Anëtarët e Këshillit të BE i miratuan konkludimet e Këshillit që të hapen negociata me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Kjo hap një faqe të re në rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe paraqet vendim historik, për ta, për BE dhe për kryesimin kroat, sepse një prej qëllimeve tona kryesore është arritur”, theksohet në profilin në Tuiter të kryesimit kroat me BE.