Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrovcdeklaroi se Maqedonisë së Veriut do t’i ofrohen 69 milion euro nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e situatës së koronavirusit.
“Prej këtyre parave, tre milionë euro janë mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, 50 janë për rimëkëmbjen ekonomike, katër janë për nevojat mjekësore në luftën me coronavirusin, 12 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Dimitrov në televizionin Telma, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov theksoi se ky është mesazh i rëndësishëm i solidaritet të BE-së, që sot dha rekomandim për nisjen e bisedimeve.
Vendimin e sotëm, Dimitrov e vlerësoi si lajm të mirë dhe se pret që këtë vit të nisin bisedimet për shkak se Maqedonia e Veriut, është dashur të nisë bisedimet që nga viti 2019.