[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=7WlnGeAfI9Y[/embedyt]
Në një kohë kur Kroacia por edhe e gjithë bota po përballen me pandeminë e virusit korona, Zagrebi dhe rrethina gjatë ditës së sotme u godit nga tre tërmete të fuqishme. Dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjerëri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes dhe shkaktuan dëme në ndërtesa.Tërmeti i parë i fortë me 5.3 zgjoi banorët e Zagrebit në orën 6.24 dhe ishte tërmet që zgjati disa sekonda, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, përcjell Alsat.
Deri më tani është raportuar vetëm për një viktimë, respektivisht për një fëmijë të moshës 15-vjeçare.
“Morëm një telefonatë për rrënim të një objekti. Ekip i ambulancës doli në terren dhe ka gjetur një fëmijë të lënduar rëndë, i cili nuk po tregonte më shenja jete”, tha Zharko Rasiç, drejtor i Institutit të Mjekësisë së Urgjencës.
Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç u bëri thirrje banorëve të Zagrebit që kanë dalënë rrugë të distancohen nga njëri-tjetri si pasojë e pandemisë.
“Për virusin, tërmeti nuk ka rëndësi. Ai zgjerohet në logjikën e vet. Të gjithë ata që janë jashtë, Zagrebi tani është epiqendra, larg njëri-tjetrit. E di se është e nevojshme që të qëndrojmë të gjithë së bashku, por rrini larg njëri-tjetrit sepse po rrezikon shëndetin tuaj dhe shëndetin e familjes tuaj”, pohoi Bozhinoviç.