Gjatë një konference për shtyp të shtunën në Shtëpinë e Bardhë zoti Pence tha se ai dhe bashkëshortja e tij Karen, do të kryejnë testin nisur nga fakti se një prej anëtarëve të stafit të tij rezultoi të ishte prekur nga virusi.
“Nisur nga pozita unike që unë kam si Nënpresident dhe si drejtues i grupit task-force në Shtëpinë e Bardhë, unë dhe bashkëshortja ime do të testohemi më vonë gjatë ditës së sotme”, tha zoti Pence.
Më herët gjatë ditës Katie Miller, sekretarja e shtypit e Nënpresidentit tha se ai dhe Presidenti Donald Trump nuk kanë patur kontakte nga afër me personin që rezultoi të jetë i prekur nga virusi.
Ajo tha se zyra e Nënpresidentit ishte njoftuar të premten në mbrëmje mbi diagnozën. Në njoftim nuk përmendet emri i personin.
“Po gjurmohen kontaktet e mundshme që ai ka patur bazuar në udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, tha zëdhënësja Miller.
Fillimisht zyra e nënpresidentit nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ai do të testohej apo jo, përgjigje që e dha më vonë vetë publikisht vetë zoti Pence.
Ndërkohë javën e kaluar mjeku i Presidenti njoftoi se zoti Trump rezultoi negativ pas testimit për koronavirus. /VOA