Senati i Spanjës sot në orën 13:00 e mbajti seancën plenare në të cilën e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Seanca u mbajt me videolink, ndërsa senatorët votuan pa prani fizike në Senat, për shkak të gjendjes me koronavirusin, duke e pasur parasysh atë që Spanja është në kategorinë e shteteve me rrezik të lartë.
Në seancë fizikisht mori pjesë kryetari i Senatit, Pilar Lop si dhe disa të tjerë, ndërsa senatorët do të votuan përmes videolinkut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ambasadori spanjoll Emilio Lorenco Sera sot në Qeveri bashkërisht e ndoqën votimin dhe për momentin mbajnë konferencë për shtyp.
“Edhe krahas krizës rreth koronavirusit dhe suspendimit të të gjitha aktiviteteve të tjera, Senati i Spanjës para pak çastesh vendosi më 17 mars të mbajë seancë plenare me pikën e vetme në rendin e ditës: Ratifikimin e Protokallit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO! ¡Muchas gracias España!”, publikoi javën e kaluar në profilin e tij në fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Edhe presidenti, Stevo Pendarovski javën e kaluar informoi se Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin.
Për fat të keq për shkak të koronavirusit, tha javën e kaluar Pendarovski, ne nuk mund ta organizojmë ngjarjen të cilën deshëm në një mënyrë simbolike ta dëshmojnë edhe qasjen tonë fizike drejt Aleancës së NATO-s.
Protokolli, më 27 shkurt mori dritë jeshile prej Dhomës së Poshtme të Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit të anëtareve të NATO-s, e cila akoma nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje u anulua për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli tek ne, u ratifikua me veprim të anuluar, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.