Në hapësirat e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot deklaratë solemne kanë dhënë gjykatësit e rinj të Gjykatës së Lartë të RMV-së, Marjana Llazarova- Trajkovska, Nake Georgiev, Lidija Martinovska dhe Safet Kadriu.
Gjykatësit e sapozgjedhur të Gjykatës së Lartë, sipas komunikatës së Këshillit gjyqësor e kanë dhënë para kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor.