Sot përfundon obligimi për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete, që është vendosur në 15 nëntor të vitit të kaluar.
Nga LAMM informojnë edhe se komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.