Ministria e Punëve të Jashtme informon se pas informacionit të pranuar për shumë transportues të bllokuar në kufirin italian-slloven, për shkak të mbylljes së tij nga ana e autoriteteve sllovene,përmes përfaqësive të saja diplomatike-konsullore në Lubjanë dhe Zagreb, vendosi kontakt me autoritetet kompetente të shteteve relevante me qëllim të kalimit të pandërprerë deri në shtetin amë.
“Pas përpjekjeve diplomatike të suksesshme,informojmë se është mundësuar transport transit me kamion me shoqërim të policisë përmes territorit slloven, deri në destinacionin e fundit, Republikën e Maqedonisë së Veriut”,bëri të ditur MPJ-ja.
Njëherit, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh falënderim për kolegët sllovenë dhe kroatë për reagimin e shpejtë dhe sigurimin e konvojit në territorin e tyre.